Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ishte i “padëshiruar” te kryeqytetasit, kush është lojtari që i ka ndryshuar “marshin” Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte i “padëshiruar” te kryeqytetasit, kush është
Tirana

Qendërmbrojtësi Diar Halili është kthyer në pikë referimi te skuadra e Tiranës në prapavijë, ndonëse iu bashkua bardhebluve vetëm në merkaton e janarit. Edhe pse Tirana ka pasur luhatje në rezultate, kur vjen fjala te Halili, merr tjetër trajtë.

Siguri, besim dhe i pakonkurrueshëm në luftën ajrore, disa nga cilësitë që shqiptari i Kosovës ka demostruar te Tirana. Edhe pse trajneri Orges Shehi ka pak kohë në pankinën e “rekordmenëve” të Shqipërisë, Diar Halili e ka fituar menjëherë “simpatinë” e 48-vjeçarit, lider në shtyllat e mbrojtjes.

Interesante është se futbollisti 22-vjeçar u largua nga kryeqytetasit e Prishtinës gjatë këtij viti, me formulë huazimi, si i “padëshiruar”.

Mbetet për t’u parë nëse Tirana do e blejë kartonin e protagonistit në fjalë, nëse arrin objektivin “mbijetëse”, apo Diar Halili do rikthehet sërish në Superligën e Kosovës te Prishtina.      

Poll

Lexo gjithashtu