Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Asnjë pikë në 3 ndeshje, Erzeni e ka 'makth' Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë pikë në 3 ndeshje, Erzeni e ka 'makth' Egnatian
Erzeni

Erzeni do të luajë përballë Egnatias ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida do të zhvillohet ditën e diel dhe do të startojë në orën 15:00.

Skuadrat vijnë në këtë sfidë me objektiva të ndryshëm. Egnatia kërkon 3 pikët për t’u shkëputur në majë të klasifikimit, ndërsa Erzeni ‘lufton’ për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

Teksa këtë sezon, rrogozhinasit janë kthyer në ‘makth’ për shijakasit. Egnatia ka fituar në 3 fazat e para, duke mos lejuar skuadrën e drejtuar nga Alfred Deliallisi të marrë pikë. Erzeni është mposhtur 4-3, 0-1 dhe 3-2.

Pra, në këtë ndeshje, shijakasit nuk luajnë vetëm për fitore, por edhe për të thyer ‘mallkimin’ e këtij sezoni dhe për të nisur një udhëtim të vështirë drejtë misionit ‘mbijetesë’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga