
Vllaznia – Partizani do të jetë një tjetër sfidë shumë e rëndësishme e kësaj jave. Një duel që merr vëmendjen e tifozëve.
Të dyja skuadrat prej disa javësh nuk e njohin fitoren në kampionat dhe në “Loro Boriçi” në orën 16:30 do të tentojnë vetëm për 3 pikët. Mungesa dhe rikthime të rëndësishme ka në të dyja kampet.
Trajnerët kanë bërë gati formacionet me të cilët me shumë gjasa do të zbrësin në fushë. Kështu mes dilemave kanë vndosur 11-shen.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Jago, Deliu, Krymi, Sala, Mala, Dodaj (Çoba), Balaj. Trajner: Thomas Brdaric
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Domgjoni, Podstrelov, Shanaj, Kote (Ismaili), Atanaskovski, Taipi, Keko, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.