Partizani do të presë në shtëpi Vllazninë ditë e diel, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Supriore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 20:00.
Një ndeshje në të cilën “Demat” vijnë me dy mungesa me peshë. Andi Hadroj dhe Tedi Cara nuk do të jenë në urdhrat e Shehit për supersfidën ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi nuk ia ka dalë të rikuperohet, ndërsa sulmuesi është i pezulluar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit përballë Laçit.
Në këto rrethana, Orges Shehit i duhet të bëjë ndryshime në krahun e djathtë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Vendin e djathtë të mbrojtjes pritet ta marrë Murataj. Ndërsa në vend të Carës me shumë mundësi do të jetë Albers Keko.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
PARTIZANI: Qirko, Murataj, Sota, Preka, Atanaskoski, Taipi, Maguette, Rrapaj, Keko, Skuka, Mba.