Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

2 ditë para duelit me Partizanin, Ivan Gvozdenovic në “qiellin e shtatë” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
2 ditë para duelit me Partizanin, Ivan Gvozdenovic në “qiellin e
Elbasani

Elbasani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme dhe delikate ndaj Partizanit në transfertë. Verdheblutë do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat me Ivan Gvozdenovic që synon 3 pikët e para me Elbasanin.

Trajneri serb ka marrë një lajm të mirë para duelit me “Demat”. Bruno Lulaj është rikthyer në ekip dhe do të jetë i gatshëm ndaj kryeqytetasve.

Mbrojtësi ka shlyer pezullimin dhe tashmë ndaj të kuqve do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes. Takimi me Partizanin do të luhet ditën e shtunë në “Arenën e Demave” në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga