
Partizani dhe Egnatia do të luajnë ditën e diel në “Air Albania”, finalen që do vendosë titullin kampion. Takimi merr jetë në orën 19:00 dhe pritet të dhurojë spektakël.
Te kjo sfidë me shumë gjasa do të jenë titullar disa prej lojtarëve kyç në të dyja skuadrat. Xhuliano Skuka ka shënuar më shumë gola në përballjet mes dy ekipeve, pikërisht 4.
Pas tij vijnë Arbin Zejnullai i Egnatias dhe Arinaldo Rrapaj nga Partizanit, që regjistrojnë nga 3 gola. Jurguen Montenegro që u afrua te rrogozhinasit në janar, ia ka dalë t’i shënojë 2 herë Partizanit dhe po ashtu Bintsouka.
14 gola në total nga 5 lojtarë të kontigjentit aktual, ndërsa të kuqtë dominojnë me 9 prej tyre. Partizani lufton për titullin e 18 kampion dhe Egnatia për të parin në histori.