
Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ka përfunduar me rezultatin 0-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi i Teutës, Vasil Zhongo.
“Falenderoj Zotin pasi kisha dy muaj pa luajtur 90 minuta, ishte pak e vështirë për mua. Jam i lumtur sepse ndihmova ekipin, por mund të bënim diçka më shumë. E dimë që Vllaznia është një nga ekipet më të mira në Superiore. Edhe rezultati ishte shumë i rëndësishëm për ne. Kemi edhe 4 finale. Jazxhi ka 1 muaj që po luan me dhimbje. Të gjithë kemi sakrifikuar, por luajmë me dëmtime. Falenderoj edhe familjen time për këtë muaj të vështirë.
Nuk kam problem, edhe me 3 edhe me 4 mund të luaj. Në Slloveni kam luajtur me 3. Nuk e kap problem, çfarë të dojë trajneri, jemi gati të gjithë. Na kanë ndihmuar shumë Maçolli dhe Lloci. Ky trofe shkon për të gjithë ekipin. Kemi luajtur shumë mirë taktikisht, mund të merrnim më shumë, por të jemi të kënaqur me 1 pikë”, është shprehur Zhongo.