Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana vënë “duart në kokë”, lojtari më i rëndësishëm i bardhebluve humbet derbin

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana vënë “duart në kokë”, lojtari më
Tirana

Tirana nuk po kalon një moment aspak pozitiv në kampionat dhe tashmë bardheblutë pas humbjes me Elbasanin ndodhen të fundit në tabelën e klasifikimit dhe rrezikojnë edhe qëndrimin në Superiore. Në një moment aspak pozitiv do të duhet të luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezonit, derbin ndaj Partizanit.

Përballje kjo e parashikuar të luhet më 7 prill në orën 20:00 në “Arenën e Demave”. Bardheblutë janë të dënuar më shumë se kurrë për të siguruar fitoren dhe për të shpresuar deri në fund te mbijetesa mes më të mirëve.

Padiskutim nuk do të jetë aspak e lehtë për Bledi Shkëmbin, i cili për këtë derbi ka humbur shërbimet e lojtarit më të rëndësishëm të skuadrës,. Bëhet fjalë për Ernest, i cili u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Elbasanit dhe në këtë mënyrë ndaj “Demave” do të jetë i pezulluar.

Kjo i shton “dhimbjet e kokës” timonierit të kryeqytetasve, i cili duhet të bëjë pa një prej titullarëve kryesorë ndaj rivalëve të kreyqytetit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga