
Superiorja ka edhe 4 ndeshje drejt fundit të kampionatit dhe secila prej tyre tashmë do të jetë një “finale” për Tiranën dhe bardheblutë. Kjo pasi siç dihet në këtë sezon, kryeqytetasit do të tentojnë të mbijetojnë mes më të mirëve dhe të shpëtojnë një sezon të dështuar.
Në 4 sfidat e mbetura, ekipi i Bledi Shkëmbit do të përballet me skuadra si Partizani, Skënderbeu, Teuta dhe në fund me Dinamon. Në këtë listë përjashto 2 derbet e kryeqytetit, 2 duelet e tjera janë thuajse direkte për mbijetesë mes ekipeve dhe këto takime do të vendosin shumë mbi fatet e bardhebluve në këtë sezon.
Tirana aktualisht është skuadra e fundit në renditje , me 32 pikë, me 1 pikë më shumë renditen Bylisi dhe Skënderbeu që gjithashtu janë po në lojë për mbijetesën. Kështu për Tiranën do të jenë të gjitha finale dhe direkte për mbijetesën, ku sigurisht stafi me në krye Shkëmbin do të kërkojnë maksimumin e pikëve për të bërë të mundur qëndrimin mes më të mirëve.