
Egnatia mposhti Bylisin sot me shifrat 2-0 në “Adush Muça”. Saliou Guindo u shpall Lojtari i Ndeshjes nga FSHF, i cili doli në prononcim për mediat pas takimit.
Faleminderit të gjithë, më duhej shumë të shënoja sepse është detyra ime. Ishte një ndeshje e vështirë dhe jam shumë i lumtur që e arrita qëllimin tim. Nuk dua të krahasohem me njeri, Bakayoko është një lojtar shumë i mirë.
Secili po bën punën e tij, jam i bindur që të dy do të shënojmë shumë gola në vazhdim. Mund të luajmë të dy bashkë, por varet nga idetë dhe sistemi i trajnerit. Në stërvitje e kemi provuar të luajmë bashkë. Nuk është aspak problem të jem zgjedhje e dytë, nuk kam qenë në formën time më të mirë fizike.
Falenderoj trajnerin që më ka pritur të vij në formë deri tani. Këtu kam gjetur shokë skuadre që kisha te Laçi, këtu ambienti është më relaksues dhe më shumë si familje.”, u shpreh Guindo.