
Elbasani mposhti Tiranën me shifrat 2-1 sot në “Elbasan Arena”. Në përfundimin e takimit, trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.
“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, e meritoi stafi dhe lojtari. Jam i mërzitur vetëm për golin e Tiranës për shkak se vinte nga rivënja anësore. Vetëm këtë gabim bëmë, dua të falenderoj tifozët sepse kjo fitore ishte për ta. Të them të drejtën mendova se nuk mund ta kthejmë ndeshjen, por që nga fillimi ishim me besim se do të fitonim.
Ndoshta ishim dhe afër të kapnim një pikë, por nuk u dorëzuam dhe çunat morën një fitore shumë të bukur sonte. Ndreca ishte i rrezikshëm në krah dhe ishim pak me vonesë. Kemi dominuar. Ibrahimi ishte jashtë një muaj dhe sot fitoi minutat e para. Dua të falenderoj tifozët.
Qose kishte një ndeshje shumë të rëndësishme ku shënoi dy gola. Edhe në ndeshje të tjera ai ka qenë shumë afër të shënonte, ai i meriton të gjitha. Kemi katër ndeshje të tjera dhe mendojmë vetëm për pikët, kemi nevojë edhe për pak kohë të rikuperojmë gabimet në pjesën e parë.”, u shpreh Gvozdenovic.