Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtarët që futa në pjesën e dytë më zhgënjyen”, Mezani: Bëmë një pjesë të parë të mirë ndaj Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët që futa në pjesën e dytë më
Gentjan Mezani

Egnatia mposhti Bylisin sot me shifrat 2-0 në “Adush Muça”. Trajneri i Bylisit Gentjan Mezani doli në prononcim për mediat pas takimit.

 “Bëmë një pjesë të mirë deri diku, ndoshta nuk patëm raste të shënonim, por as nuk rrezikuam mbrapa. Pësuam një gol shumë të evitueshëm. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë nuk dhanë shtysë. Deri diku siç e theksova në pjesën e parë kemi bërë mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishte ndryshe.

Ai gol na ndryshoi gjithçka, normalisht e kishim menduar ndryshe. Prisja dhe diçka tjetër nga lojtarët që unë futa, sepse kanë cilësi dhe kualitet. Pas pësimit të golit të parë doja më shumë kualitet në fushën e lojës. Para nisjes së ndeshjes skuadra kishte dëshirë, u futën dhanë më të mirën. Nuk ndihej ajo pjesa e humbjeve të mëparshme ndaj Egnatias.

Ishim të kujdesshëm, në fazën difensive isha i kënaqur. Ishim më të qartë në mbrojtje, mendoj që kishim më shumë lëvizshmëri në fushë. Në të dytën mungonte lëvizshmëria, zhgënjimi ishte tek cilësia që ne futëm. U fokusova te ndeshja, do ta shikoj dhe analizoj me qetësi. Kur dikush nuk do të luajë, të mos luajë. Më shumë e kam me lojtarët që u futën në pjesën e dytë që më zhgënjyen shumë.

Kishim agresivitet, por ishim të kujdesshëm. Në pjesën e parë e patëm dhe normalisht ishte në limitet e kartonave, kjo është një gjë e mirë. Deri në këtë ndeshje kemi marrë shumë kartona. E kemi parë Egnatian në ndeshjet e kaluara, kemi dalë në konkluzion që është shumë e fortë në kundërsulme dhe sot e shfaqi. Duhet të ruanim ekuilibrat në mbrojtje, një pikë do të na bënte mirë. Nuk do të thotë që u futëm në lojë për barazim. Problemi i çunave ishte euforia që do t’i kapte. Nuk besoj se kishim diçka për të humbur pasi pësuam gol”, u shpreh Mezani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga