
Elbasani mposhti Tiranën me shifrat 2-1 sot në “Elbasan Arena”. Në përfundimin e takimit, Kristi Qose u shpall lojtari më i mirë i takimit dhe doli në prononcim për mediat.
“Sukses nuk mund ta quajmë sepse ende nuk ka mbaruar kampionati. Sukses mund ta quajmë nëse arrijmë në vendin ku dëshirojmë. Nuk mund ta them nëse jam në formën më të mirë, kam bërë edhe ndeshje të mira, por nuk kam qenë me fat.
Kam luajtur edhe ndeshje të tjera, por sot isha me fat dhe shpresojmë të vazhdojmë. Në fakt sot isha si numër 8, unë avancohem më shumë se mesfushorët. Shyqyr mungonte Musta sepse mbeti duke marrë çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Këtë çmim ia dedikoj babait që më ndoqi sot në stadium dhe vajzës sime 3-muajshe.”, u shpreh Qose.