
Elbasani – Tirana është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Takim ky i vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.
Përballja mes tyre do të jetë shumë e luftuar, ku bardheblutë janë të dënuar vetëm për fitoren për të lënë zonën e ftohtë, ndërsa nga krahu tjetër vendasit për të tentuar edhe surprizën për një vend në “Final – Four”.
Për këtë përballje, e cila do të marrë edhe vëmendjen e tifozëve janë mësuar arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu në “Elbasan Arena” kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti.
EMRAT:
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Adrian Beqiraj
VAR: Indrit Myrtja
AVAR: Juxhin Xhaja