
Mbrëmja e sotme ka ulur siparin për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Egnatia pas fitores ditën e sotme ndaj Bylisit vijon të udhëheqë tabelën me 58 pikë të grumbulluara, ndërsa mallakastriotët në vendin e parafundit me 33 pikë.
Një humbje e rëndë për Tiranën mbrëmjen e sotme ndaj Elbasanit në transfertë me përmbysje 2-1. Bardheblutë janë në fund të tabelës me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa verdheblutë në vendin e 5-të me 43 pikë.
Dinamo pësoi një humbje ndaj Skënderbeut me shifrat 4-1, por vijon të mbetet në vendin e dytë me 54 pikë. Korçarët nga ana tjetër janë ngjitur në vendin e tetë me 33 pikë të grumbulluara.
Vllaznia është ndalur në barazim ndaj Teutës pa gola dhe mban vendin e tretë me 52 pikë. Durrsakët nga ana tjetër kanë 33 pikë dhe pozicionohen në vendin e 6-të të renditjes.
Skënder Gega e nis mbarë tek Partizani pasi arriti të mposhtë Laçin me rezultatin 1-0. Të kuqtë mbajnë vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa klubi kurbinas renditet i 7-ti me 33 pikë.
