Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Marshalla për djemtë”, Tetova pas fitores: Nuk e pata menduar ndeshjen e Kupës, doja të fitoja këtu

Shkruar nga NEWSPORT
“Marshalla për djemtë”, Tetova pas fitores: Nuk e pata
Edlir Tetova

Egnatia mposhti Bylisin sot me shifrat 2-0 në “Adush Muça”. Trajneri i Egnatias Edlir Tetova doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

Është fundi dhe ndeshje të lehta nuk ka. Kishim pak probleme në pjesën e parë në sulm. Ndërsa në të dytën ishte ndryshe. Tranzicioni pozitiv sot ishte 100% të gjithë djemtë kishin dëshirë të fitonin ndeshjen. Djemtë e kryen marshalla këtë mision.

Nuk kam menduar fare për ndeshjen e Kupës pasi doja të fitoja këtu. Grupi është i plotë për sfidën e radhës dhe nuk më duhet asgjë. Normalisht këto janë kushtet e motit, kemi detyrat tona për skuadrën dhe nuk më bëri përshtypje shiu. Duke e ditur që Bylisi luante me mesfushorë qëndrorë si mbrojtës i djathtë, Ujkës i është kërkuar të dalë në thellësi.

Duke i ditur karakteristikat e Guindos, i dhamë mundësinë të kishte më shumë hapësirë në mes. Në pjesën e dytë, kanë qenë në detyrë të gjithë djemtë. Bylisi i prishi ekuilibrat duke futur numrin 6 në mes të mesfushorëve të tyre. Çdo lojtar i Egnatias është i rëndësishëm në skuadër dhe ka rol specifik”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga