
Elbasani mposhti Tiranën me shifrat 2-1 sot në “Elbasan Arena”. Në përfundimin e takimit, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në prononcim për mediat në fund të takimit
“Situata më e keqe e këtij kampionati, duhet të fitojmë ndeshjet e fundit. Specifike është ndeshja e radhës, është derbi, por nuk kemi çfarë bëjmë nuk kemi çfarë humbim. Nuk jemi dorëzuar, pavarësisht rezultatit mendoj që kemi bërë mirë dhe nuk duhet të humbim pikët kështu. Në ndeshjen e radhës duhet të marrim pikët.
I lamë shumë terren kundërshtarit të luante, mendoj që është më shumë psikologjike. Po e mendoja që disa minuta po vuanim. Ndreca po konsumohej dhe nuk kishte ritëm, nuk mund të them nëse do e kisha bërë ndërrimin më herët nuk do pësonim gol. Ne stërvitemi dhe kemi mundësi të luajmë futboll me topin poshtë. Nuk e di çfarë na ndodh kur jemi në avantazh.
Kemi një problem, pa u justifikuar nuk është një problem taktik, është një problem përqëndrimi. Në fund bëhen analizat e skuadrës deri ku janë limitet. Ana pozitive është se skuadrat janë të ngjeshura dhe me një fitore mund të dalësh nga kjo situatë. Një fitore na qetëson, kanë mbetur edhe katër ndeshje. Duhet të japim mbi maksimumin tonë për të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Shkëmbi.