
Ekspertët thonë që disa lloje të fitnesit kreativ, u janë përshtatur moshës së fëmijës, të cilat njëkohësisht janë të lehta dhe argëtuese, por që dukshëm u ndihmon fëmijëve që ta duan sportin. Studimet tregojnë që sportistët e moshës para pubertetit mund të shtojnë forcën edhe për 50% pas tetë deri dymbëdhjetë ditësh të aplikimit të drejtë të programit me pesha. Gjithashtu shumë lehtë shtojnë dendësinë e eshtrave dhe përmirësojnë kompozicionin trupor, balancën dhe profilin e lipoideve. Studimet e fundit tregojnë që “përdorimi i ushtrimit të forcës, madje edhe për një kohë të shkurtër në fëmijëri, posaçërisht në adoleshencë, jo vetëm që përmirëson kompozicionin trupor të personit të ri, por ngren vetëbesimin dhe përmirëson pasqyrën e gjakut. Posaçërisht djelmoshat, shumë shpesh mund t’i mbivlerësojnë mundësitë e veta dhe ta teprojnë me peshat, të aplikojnë gabimisht ushtrimet dhe në fund të lëndohen.