Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Flamurtari s'mund të rrëzohet nga Superliga", trajneri brazilian me sytë nga FSHF-ja: Urime Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Flamurtari s'mund të rrëzohet nga

Futbolli ka ndaluar në Shqipëri dhe kjo vjen në një moment kyç për Kategorinë Superiore. Klubet po I afroheshin sprintit të fundit dhe tashmë po jepnin më të mirën për të marrë pikët e duhura. Në ndeshjet e fundit ishte zgjuar edhe Flamurtari, të cilët në 5 sfida kanë regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Kjo ndalesë e kampionatit për shkak të përhapjes së Covid-19 nuk duket pozitive për trajnerin e Flamurtarit, Marcelo Troisi, i cili së fundmi I gëzohej paraqitjeve të skuadrës.

Në një intervistë ekskluzive për newsport.al, trajneri i vlonjatëve ka folur mbi situatën e krijuar nga Coronavirus. Në fjalën e tij Troisi shprehet se iu ka lënë disa këshilla lojtarëve për t’I ndjekur, ndërsa në rastin më të keq të anullimit të kampionatit shpreson se Flamurtari nuk do të zbresë një kategori më poshtë dhe një gjë e tillë do të ishte e padrejtë.

-Përshëndetje Troisi, me situatën e krijuar nga Coronavirus ndodheni në Shqipëri apo keni udhëtuar për në Greqi?

Unë tani jam në Greqi. Sapo pushuam stërvitjen udhëtova për në shtëpi.

-Si reaguat pas konfirmimeve të  dy rasteve të para me Coronavirus? Vazhduat stervitjen?

Informacionin për Coronavirus në Shqipëri e mora shumë shpejtë. Shqipëria ndërmori masa tës shpejta dhe të shumta. Urime pasi aty janë dhe më pak raste. Sa u informuam ne ndërpremë stërvitjen sepse në radhë të parë kemi shëndetin.

-Kampionati është ndalur tashmë. Si do ndikojë kjo pauzë te skuadra?

Kjo do ndikojë sigurisht. Skuadra pati një lojë të re, morëm një ritëm shumë të mirë dhe kjo ndalesë do ti prekë të gjithë.

-Ju keni dhënë urdhëra lojtarëve për stervitjen që duhet të kryejnë teksa qëndrojnë në shtëpi?

Në fakt unë nuk kam dhënë ndonjë trajnim specific. Kërkova që të stërviten sa më shumë që të jetë e mundur dhe të jemi të vetëdijshëm për situatën. Të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi.

-Nëse kampionati anullohet, Flamurtari duhet të qëndrojë në Superiore apo të bjeri një Kategori me poshtë?

Nëse kampionati përfundon tani do të ishte e padrejtë të rrëzoheshim në Kategorinë e Parë. Ky është mendimi im personal, le të presim. //NEWSPORT.AL// Enea Rrapaj//

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga