Ruben Neves & Cristiano Ronaldo
Ruben Neves do të vazhdojë të jetë pjesë e Al Hilal. Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën e re me klubin elitar të Arabisë Saudite, duke shprehur besnikëri.
Kontrata e re, e mban të lidhur portugezin deri në qershor të vitit 2029. Kujtojmë se Al Hilal e bleu Neves në korrik të vitit 2023 për shumën e 55 milionë eurove.
Mesfushori është protagonist absolut me Al Hilal. Edhe pse në fushë bën më shumë rolet difensive, në 115 ndeshje, Neves ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në 30 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll
