Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ukraina mposht ballkanasit dhe parakalon Italinë, Irlanda e Veriut “likuidon” San Marinon

Shkruar nga NEWSPORT
Ukraina mposht ballkanasit dhe parakalon Italinë, Irlanda e Veriut

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e para të ditës së kualifikueseve të Euro 2024. Ndeshje në kuadër të raundit të 7-të të fazës kualifikuesve.

Ukraina luajti në Pragë si pritëse, përballë Maqedonisë së Veriut. Ekipi ukrainas fitoi pastër me rezultatin 2-0. Golat për kombëtaren e Ukrainës u shënuan nga Sudakov në minutën e 30’ dhe Karavaev në minutën e 95’. Me këtë fitore, Ukraina momentalisht renditet në vendin e 2-të me 10 pikë, me 3 pikë më shumë se Italia, por me dy ndeshje më shumë. Ndërsa ballkanasit e Maqedonisë së Veriut, pas kësaj humbje renditen në vendin e 4-të me 7 pikë.

Në krahun tjetër Irlanda e Veriut fitoi 3-0 përballë San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H. Me këtë fitore Irlanda e Veriut shkon në vendin e 5-të me 6 pikë, ndërsa San Marino akoma nuk ka marrë pikët e para dhe renditet në vendin e fundit me 0 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga