Uells-Belgjikë 3-1
Formacionet
Uellsi: Hennessey, Gunter, N. Taylor, Davies, Chester, A. Ëilliams, Allen, Robson-Kanu, Ramsey, Bale, Ledley
Skema: 3-5-2
Belgjika: Courtois, Alderëeireld, Nainggolan, Ëitsel, De Bruyne, R. Lukaku, Hazard, Carrasco, Denayer, Meunier, J. Lukaku
Skema: 3-2-4-1
Gjyqtarë: Damir Skomina, Jure Praprotnik, Robert Vukan
Stadiumi: Stade Pierre Mauroy, Lille Métropole
Pjesa e parë: Ndeshja fillon vrullshëm për të dyja ekipet, të cilat mundohen të depërtojnë në zonat kundërshtare, por dalëngadalë takimi fillon të luhet në mesfushë. Skuadrat duken që studiojnë njëra-tjetrën. Takimi ka një ritëm të lartë, ku shoqërohet edhe me brohoritjet e tifozëve. Në një aksion pas shumë pretendime të Belgjikës, Nainggolan përshëndet portën kundërshtare pas një predhe nga jashtë zone. Minuta e 12', Uells-Belgjikë 0-1. Minuta e 25' dhe Uellsi është pranë golit të barazimit, por portieri Kurtua i mohon golin e barazimit Uellsit. Duhej të vinte minuta 30' ku kapiteni i Uellsit, Ëilliams të ngrinte peshë tifozerinë uellsiane. Pas një krosimi të ardhur në zonë ai arrin të dërgojë topin në kuadrat duke barazuar rezultatin. Takimi vijon shumë i bukur, me skuadrat që luftojnë fort në mesfushë. Asnjëra prej ekipeve nuk është e kënaqur me këtë rezultat. Uellsi rrezikon nga këndorja, por pa rezultat. Kështu do të mbyllet kjo pjesë e parë, ku arbitri nuk akordon asnjë minutë shtesë.
Pjesa e dytë: Pjesa e dytë nis pa asnjë zëvendësim në kampet respektive. Takimi është kopje e pjesës se parë, me skuadrat që kanë një ritëm të lartë duke u munduar të shkojnë në portat kundërshtare. Ajo që nuk pritej ndodh. Uellsi kalon në avantazh në minutën e 55 me anë të Robson Kanu, i cili me një veprim të jashtëzakonshëm brenda zonës arrin të mposhtë portierin belg Kurtua. Goli i pësuar duket se e ka tronditur skuadrën Belge, të cilët duken të pafuqishëm për t'u kundërpërgjigjur. Ëilliams është pranë golit të tretë, por gjuajta e tij përfundon jashtë. Në minutën e 70' belgët janë pranë golit të barazimit, por sfera nuk shënjestrohet si duhet. Manuain Felaini do të kishte barazuar në minutën e 74' në qoftë topi i goditur prej tij, do të ishte brenda kuadratit, duke humbur një rast të artë, fare pranë portës. Duhej të vinte minuta e 85' që të mbyllej ndeshja për belgët, të cilët marrin valixhet për në shtëpi, pas goli të shënuar nga Vokes. Kështu mbyllet ky takim, me Uellsin që do të ndeshet me Portugalinë.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram