Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Udhëtojnë në Kukës për 3 pikët e radhës, dy rikthime për Edlir Tetovën

Shkruar nga NEWSPORT
Udhëtojnë në Kukës për 3 pikët e radhës, dy

Kukësi – Egnatia është një nga duelet mjaft interesante të javës së 20-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e premte në orën 13:30 në “Kukës Arena”. Përballë njëra-tjetrës do të vihen dy ekipe me objektiva të ndryshme.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues dhe ndaj verilindorëve do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i mbante larg nga Partizani, ndjekësi më i afërt. Ndërkohë nga ana tjetër për skuadrën e Stavri Nicës pikët janë shumë jetike.

Rrogozhinasit prej ditësh vazhdojnë përgatitjet për këtë takim, me Edlir Tetovën që ka të plotë grupin e lojtarëve. Lajm i mirë për rrogozhinasit janë rikthimi i Renato Malotës, i cili ka kaluar gjendjen gripale. Gjithashtu do të jetë i gatshëm edhe Albano Aleksi që vjen pas një dëmtimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga