Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U mposht 1-0 në transfertë, Mirel Josa: Me Kukësin duhet të ishim shumë më të qetë

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht 1-0 në transfertë, Mirel Josa: Me Kukësin duhet të

Kukësi ia ka dalë të fitojë në shtëpi në një ndeshje të vështirë përballë Laçit. Verilindorët fituan me rezultatin minimal 1-0 me golin e shënuar nga Abdou në minutën e 64’.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i kurbinasve, Mirel Josa.

“Ndonjëherë duhet të kemi parasysh të respektojmë kundërshtarët. Me thënë të drejtën pjesa e parë mu duk një lojë që ne u goditëm nga rastet. Bëmë disa gabime dhe Kukësi fitoi topin dhe doli pëpara portës. Në pjesën e dytë e nisëm lojën shumë mirë. Dhe në momentet më të mira tonat erdhi goditja nga kundërshtari. Duhet të kemi vëmendjen në momentet që në jemi në mbulim apo presion për të ndryshuar rezultat. Me Kukësin duhet të ishim shumë më të qetë”, u shpreh tekniku Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga