Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Derbi shqiptarësh në Premier League? Armando Broja kërkon pikët “jetike” kundër ekipit të Granit Xhakës

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi shqiptarësh në Premier League? Armando Broja kërkon
Armando Broja - Granit Xhaka/ Fotomontazh

Në Premier League mbrëmjen e sotme do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme. Një sfidë spektakolare do të marrë “skenën” në orën 21:00, e vlefshme për javën e 24-të në kampionat.

Në “Stadium of Light” do të sfidohen mes tyre Sunderland dhe Burnley. Ose e thënë ndryshme ekipit i Granit Xhakës kundër Armando Brojës.

Fatkeqësisht në fushë do të zbresë vetëm njëri prej tyre. Saktësisht Armando Broja me Burnlye, pasi siç dihet Xhaka mungon për arsye dëmtimi. Në fakt më “jetike” janë pikët për skuadrën e sulmuesit, e cila prej disa javësh nuk e njeh fitoren dhe endet në zonën e mbijetesës.

Ndërkohë nga krahu tjetër ekipi i Xhakës ndodhet në mesin e artë dhe fitorja iu shërben për të tentuar ngjitjen akomë më lart në klasifikim.   

Poll

Lexo gjithashtu