Dy ndeshjet më të rëndësishme të ditës në kontinentin e vjetër janë Inter – Torino dhe Manchester City – Neëcastle. Zikaltërit do të përballen sonte kundër “Demave” torinez në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli, është i dëmtuar dhe nuk pritet të luaj, ndërsa gjymëfinalisti përcaktohet përmes ndeshjes teke, pra nuk ka sfidë kthimi.
Në Angli, Manchester City e ka të “sigurtë” finalen në Kupën e Ligës, pasi ka fituar 2 – 0 në “St.James Park”. Duli i mbrëmjes kundër Newcastle (fazë me dy ndeshje) në “Etihad Stadium” pritet “formalitet”.
Vetëm një “mrekulli” e “Qymurxhinjëve” mund t’i jap finalen në këtë kompeticion, pasi i nevojiten avanatazh prej 3 golash diferencë.
Newcastle është kampioni në fuqi i Kupës së Ligës në Angli, ose e njohur si “Carabao Cup”. Vlen për t’u përmendur se Arsenali mbrëmë siguroi “biletën” për finale, pasi mposhti në të dyja ndeshjet gjysmëfinalen Chelsean, me rezultatin e përgjithshëm 4 – 2.
