Italia dhe Ukrainë u përballën mbrëmjen e djeshme , teksa bërë mes tyre edhe llogaritë e biletës për në Euro 2024. Të dyja ekipet përballeshin sit ë barabarta me nga 13 pikë dhepas 90-minutave nuk pati një fitues.
Skuadra që feston në fund është Italia, e cila mes polemikave kualifikohet për në Gjermani. Pas kësaj sfide do të fliste Luciano Spalletti. Ish-timonieri i Napolit e pranoi që kjo përballje nuk ishte e lehtë, por premtoi se gjëra të bukura do të vijnë.
“Nuk ishte e lehtë dhe aspak e sigurt se do të kualifikoheshim për në Europian, sepse në futboll asgjë nuk është e lehtë. Bëmë një ndeshje mjaft të mira dhe në pjesën e parë duhet të kishim shënuar të paktën një gol, duke parë atë çfarë arritëm të prodhojmë e ndërtojmë.
Por nëse nuk gjen golin, atëherë është e lehtë që ndeshja të ndryshojë, të bëhet e pistë, ndonëse në fund e rëndësishme është që ia dolëm. Ukraina gjithashtu meriton komplimenta, pasi tregoi se është një kombëtare që meritonte të ishtë në Europian, por jam edhe më i lumtur që shkojmë ne. Dhe pikërisht tani e në vazhdim vjen pjesa më e bukur…”, tha trajneri i Italisë.