Ardit Deliu ishte titullar në miqësoren e zhvilluar para pak ditësh me Vorën por u detyrua të alrgohet nga loja në pjesën e parë për shkak të një shqetësimi që shfaqi. Trajneri Shehi e largoi dhe mesfushori u shoqërua menjëherë nga stafi mjekësor.
Rreziku për mungesë ndaj Erzenit qëndronte por tashmë lojtari ka shuar çdo dilemë. Dëmtimi rezultoi thjeshtë një shqetësim i cili tani është kaluar dhe në stërvitjen e sotme shihet ish-lojtari i Laçit që stërvitej normalisht me grupin dhe pritet titullar ndaj shijakasve.
Kujtojmë se ndeshja Tirana – Erzeni, për javën e 27 të Superiores, do të luhet të dielën më 2 prill në orën 18:00 në Elbasan Arena me dyer të mbyllura.
[caption id="attachment_686512" align="alignnone" width="555"] Ardit Deliu ne stervitje me Tiranen[/caption]