[caption id="attachment_44434" align="alignleft" width="300"] Armando Cungu, trajneri i Vllaznisë[/caption]
Trajnerët e Kategorisë Superiore na kanë ofruar modele të ndryshëm ndër vite. Por, po të shohim sezonet e fundit, mbizotërojnë ata që vishen në mënyrë speciale përpara takimeve, apo edhe bëjnë ndryshime për të rënë në sy.
Duke u nisur nga shtatë javët e para të Superiores, në dy ditët e fundit kemi vënë re se dy prej tyre vishen me kostum sportiv, ndërsa të tjerët preferojnë këmishat, apo edhe kostumet për të dalë në udhëheqje të ekipit.
Armando Cungu mban kryesimin përsa i përket veshjes, pasi nuk mund të heqë nga trupi kostumin, i pasuar nga Andrea Agostinelli i Skënderbeut, por që ky i fundit e "prish" me kapelen e kuqe që vendos mbi kokë.
Ernest Gjoka dhe Ilir Daja nuk tolerojnë asnjëherë, të veshur serioz, po ashtu edhe tekniku i ri i Teutës, Roberto Çevoli. Sa i përket dyshes Laçi - Korabi, si Mërgjyshi ashtu edhe Ndreu kanë të njëjtin stil veshjeje, gjysmë serioz.
Mladen Milinkoviç e kemi parë me këmishë në çdo takim, ndërsa dyshja Gugash Magani - Sulejman Starova "thyejnë rregullat", ata dalin jashtë çdo kufiri seriozititeti për veshjen, pasi preferojnë të mbajnë në trup rrobat sportive që iu dhuron klubi. Këto janë parë për vite me radhë, ndërsa dy teknikët nuk kanë ndërmend të ndryshojnë.
[caption id="attachment_19891" align="aligncenter" width="653"] Sulejman Starova, trajneri i Partizanit[/caption]