Pas dy ndeshjeve të para që Turqia zhvilloi në grup pa mundur dot të merrte një rezultat pozitiv kapiteni i saj Arda Turan u vendos në qëndër të kritikave nga mediat vëndase. Arda Turan u fërshëllye nga një numër shumë i madh i tifozve në ndeshjen me Spanjën ku skuadra e tij u mund me rezultatin 3-0.
Pas ndeshjes u fol edhe për probleme ndërmjet Federatës Turke të Futbollit dhe lojtarit po këto u mohuan nga të dyja palët. Mbrëmë Turqia arriti të fitonte 2-0 ndaj Çekisë duke pasur në këtë mënyrë shanse reale për të vazhduar më tej në fazën me eleminim direkt.
‘’Unë jam i mërzitur dhe pak i acaruar. Kritikat që duhet të vinin në llogarinë time kanë prekur më shumë nënën ,e kanë bërë atë të qajë’’, shprehet Arda në reagimin e tij.