Kai Havertz & Timo Werner
Timo Werner është futbollisti më i ri i San Jose Earthquakes. Sulmuesi 29-vjeçar i ka çuditur të gjithë, teksa në një moshë relativisht të re ka vendosur ta vazhdojë karrierën përtej oqeanit.
Ai ka mbyllur aventurën e tij me Leipzig në Bundesligën gjermane, për të nisur një të re në MLS. Me klubin e ri, SJ Earthquakes, Werner ka firmosur kontratë 2.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Gjermani ka një karrierë interesante me e ekipe si Leipzig, Stuttgart, Tottenham dhe Chelsea. Pikërisht me këta të fundit ka fituar edhe UEFA Champions League, në sezonin 2020/2021.
View this post on Instagram
Poll
