“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më të nxehtë të garës. FSHF ditën e sotme ka zyrtarizuar AXHENDËN e dy javëve të ardhshme të kampionatit.
Kështu java e 23-të do të luhet të premten dhe të shtunën. Saktësisht me 6 shkurt do të zhvillohen 4 sfida, ndërsa të shtunën do të luhet vetë, 1 ndeshje.
Ndërkohë java e 24-të do të luhet e ndarë në dy ditë, 14 dhe 15 shkurt. Duele spektakolare janë në program, të cilët kulmojnë me derbin Partizani – Tirana.
AXHENDA E JAVËVE TË ARDHSHME:
-JAVA 23:
E premte/ 6 shkurt
Vllaznia – Vora, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Bylis – Partizani, ora 13:30 (Stadiumi “Adush Muça”)
Elbasani – Teuta, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Flamurtari – Egnatia, ora 19:00 (Stadiumi “Flamurtari”)
E shtunë/ 7 shkurt
Tirana – Dinamo, ora 13:30 (Stadiumi “Selman Stërmasi”)
-JAVA 24:
E shtunë/ 14 shkurt
Vora – Egnatia, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Teuta – Bylis, ora 16:30 (Stadiumi “Niko Dovana”)
E dielë/ 15 shkurt
Vllaznia – Elbasani, ora 16:30 (Stadiumi “Loro Boriçi”)
Dinamo – Flamurtari, ora 16:30 (Stadiumi i papërcaktuar)
Partizani – Tirana, ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)
