Shqipëria do të udhëtojë në Varshavë për t’u përballur me Poloninë në ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Kjo sfidë do të luhet më 27 mars dhe në stolin e të dyja kombëtareve do të debutojnë trajnerët Sylvinho për kuqezinjtë dhe Fernando Santos te kundërshtari.
Por vetëm 1 javë para këtij dueli të skuadra polake kanë marrë një lajm shumë të keq. Mbrojtësi i kombëtares, Jan Bednarek është dëmtuar. Në ndeshjen që Southampton zhvilloi me Tottenham në Premier League 26-vjeçari u dëmtua dhe sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike ka thyer një brinjë.
Në këtë mënyrë Bednarek do të jetë një mungesë e madhe për Santos në qendrën e mbrojtjes së Polonisë, ndërsa theksojmë se për shkak dëmtimi mungon edhe Kamil Glik. Ndërkohë te kombëtarja shqiptare “fërkojnë duart” pasi kundërshtari i tyre ka nis të dobësohet para duelit me kuqezinjtë.
[caption id="attachment_685236" align="alignnone" width="300"] Jan Bednarek i shtrire ne fushe pas demtimit[/caption]