Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Tre dosje për tre futbollistë rrezikojnë përjashtimin e Flamurtarit nga Superiorja

Shkruar nga NEWSPORT

Rregullat e rejat të FSHF-së kanë detyruar klubet që të zbatojnë të ashtuquajturin "fair-play" financiar. Që do të thotë se klubet nuk duhet që të kenë asnjë detyrim ndaj lojtarëve, trajnerëve dhe palëve të treta në nisjen e këtij sezoni.

[caption id="attachment_12152" align="alignleft" width="300"]Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi[/caption]

Ky vendim ka bërë që të rrezikojnë disa skuadra në elitën e futbollit shqiptar, ku mes tyre haptazi është Flamurtari, i cili u ka borxhe tre lojtarëve. Mes emrave të përmendur janë Erjon Vucaj, Franc Veliu dhe Polizoi Arbëri.

Lojtarët në fjalë kanë dalë fitimtarë në gjyqin e zhvilluar në Dhomën e zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, duke kërkuar me të drejtë ekzekutimin e vendimit për të marrë rrogat e pashlyera.

Situata është ndryshe për Franc Veliun, i cili është rikthyer, megjithatë, negociatat vijojnë me të për të bërë shlyerjen në ditët e mëvonshme, pasi është detyrim ligjor që duhet përmbushur.

Sa i përket Polizoi Arbërit dhe Erjon Vucajt, të dy lojtarët janë larguar nga Flamurtari dhe kërkojnë patjetër ekzekutimin e vendimit. Mësohet se ndaj lojtarëve ka pasur telefonata që të bëhen të duruar, pasi do të shlyhen, ndërsa nuk është caktuar data se kur.

Megjithatë, FSHF-ja nuk duket se do të falë klubin vlonjat në rast se para datës 7 shtator futbollistët e përmendur nuk do të jenë paguar. Kështu, kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht largimin nga Superiorja për shkak të borxheve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga