Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri shkodran u bën thirrje drejtuesve: Mos e lini të ikë më, ja pse kam thënë që është ndër më të mirët në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri shkodran u bën thirrje drejtuesve: Mos e lini të ikë

Trajneri shkodran, Edi Martini ka postuar një status pak minuta më parë në llogarinë e tij në Facebook, ku vlerëson mesfushorin e Vllznisë, Erjon Vucaj, i cili ditën e djeshme shënoi golin e parë ndaj Flamurtarit.

Ndër të tjera, në postimin e tij, Martini rendit disa arsye se pse Vucaj nuk  duhet të largohet, përkundrazi, iu rekomandon drejtuesve të klubit t'i rinovojnë kontratën mesfushorit.

"Erjon Vucaj, ja pse kam  thënë që është një ndër mesfushorët më të mirë në Shqipëri. U kthyer mbas shumë viteve në Shkodër, edhe pse nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, ai tregonte klas në lojën e tij. I vetmi që kur e ka topin në këmbë i jep frymë skuadrës dhe kalon skuadrën në superioritet. Gjuan me të dyja këmbët, pasa dhe asis pafund. I kudo ndodhur në fushë, tamam lider. Bravo Eri! Drejtuesit e Vllaznisë duhet të mendojnë që tani rinovimin dhe të mos ta lënë të ikë më nga Shkodra", shkruan Martini në statusin e tij në Facebook.

[gallery columns="1" size="full" ids="212280"]

[gallery columns="1" size="full" ids="212281"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga