Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Toshevski më shqetëson para superkupës", Shehi: Skuadër zemre kam vetëm kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
"Toshevski më shqetëson para superkupës", Shehi:

Orges Shehi prej ditësh vazhdon stërvitjen me skuadrën e Tiranës për Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, ndërsa ishte lidhje LIVE nga kompleksi “Skënder Halili” për emisionin “Sot në Botëror” me Sabina Mete dhe Pejana Elezin.

Tekniku i kampionëve tregoi se sa e ndjek Kupën e Botës, ndërsa zbuloi edhe se si po ecën faza përgatitore e skuadrës përpara duelit në klasiken e Shqipërisë.

A e ka ndjekur Shehi Botërorin? E ndjek, por jo në të gjitha ndeshjet, pasi disa prej tyre na përkojnë edhe në orarin kur ne kemi stërvitjen e skuadës. Patjetër që ndeshjet kryesore i kam ndjekur.

Për këtë bëni tifo, apo është Italia skuadra e zemrës? Unë çështë e vërteta nuk kam Italinë skudër zemre, pasi për mua është ekip zemre kombëtarja jonë. Kam sipmati për Francën dhe Spanjën, janë ekipe që kanë një grup shumë të mirë dhe këtë po e tregojnë edhe në Kupën e Botës.

Përgatitjet për Superkupën, si ëhstë gjendja e lojtarëve? Pas disa ditëve pushim për shkak të ndërprerjes së kampionatit, jemi rikthy në fushë pë t ëzhvilluar përgatitjet për Superkupën e Shqipërisë, një sfidë shumë e rëndësishme për ne. Nesër kemi testin e fundit përpara sfidës me Vllazninë, ku do të përballemi me Flamurtarin. Gjendja e lojtarëve është e mirë, por më shqetëson Toshevski, i cili jam i bindur që do e kalojë shpejt këtë periudhë.

Gjithashtu përveç Shehit në lidhje LIVE në emisioni  “Sot në Botëror” ishte edhe gardiani i portës së kampionëve, Visa Bekaj, i cili tregoi edhe skuadrën me të cilën bën tifo në Botëror.

Me kë bëni tifo? Jam një tifoz i Lionel Messit. Shpresoj që Argjentina të fitojë këtë trofe, pasi është i vetmi që i mungon Messit për të mbyllur më pas karrierën siç duhet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga