“Abissnet Superiore” do të ngre siparin e saj ditën e shtunë, teksa janë programuar 2 takime për tu zhvilluar. Por përpara se skuadrat të zbresin në fushë e lojës, i hedhim një sy edhe lojtarëve më të paguar të këtij sezoni.
Sigurisht ekipet kanë bërë transferime “big” në këtë merkato, ku nuk kanë munguar edhe rikthimet si rasti i Dokës apo Hoxhallarit. Pikërisht ky i fundit sipas një vlerësimi të “Transfermarkt” është lojtari më i paguar i sezonit të ri. Vlera e kartonit të tij është plot 550 mijë euro.
Pas tij është përsëri një lojtar i Tiranës, Florent Hasani me 500 mijë euro. Kujtojmë se sulmuesi ishte edhe golashënuesi i sezonit të kaluar. Ndërkohë pas tij vijnë 4 lojtarë të Partizanit. Massanga Matondo ka vlerë të njëjtë me Hasanin, teksa pas tyre vjen Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj me nga 450 mijë euro.
Victor Da Silva, Fernando, Dwamena dhe Isgandarli vlerësohen me nga 400 mijë euro, teksa “top-10”-tëshen e mbyll Ardit Deliu me 350 mijë euro. Siç shihet nga 10 lojtarët më të vlerësuar nga “transfermarkt” ndodhen 4 lojtarë të Partizanit, 3 të Tiranës dhe 3 të tjerë të Egnatias.
Kujtojmë se të 3 skuadrat janë renditur sezonin e kaluar në 3 vendet e para.
[caption id="attachment_703972" align="alignnone" width="678"] Vlera e disa prej lojtareve te Superiores/ © Credits transfermarkt.com[/caption]