
Tomori vazhdon të jetë shumë i fokusuar te merkatoja për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë në ekip ish-kapitenin e tyre, i cili e mbylli sezonin me Skënderbeun.
Bëhet fjalë për Erald Hysenin, i cili rikthehet në Berat pas aventurave me Besën, Egnatian dhe Skënderbeun. Gjithashtu afër transferimit në Berat janë edhe Lejdi Gjoka dhe Gerist Malko, që kampionatin e kaluar ishin pjesë e skuadrës së Orikumit.
Të 3 lojtarët me Tomorin do të firmosin kontratë 1 vjeçare, ndërsa do të synojnë të jenë protagonistë në Kategorinë e Parë, ku skuadra do të kërkojë të arrijë Superioren.
Poll