
Bledar Devolli është konfirmuar vetëm pak orë më parë në krye të skuadrës së Tomorit. Emërimi i ish-trajneritë të kamzës në krye të skuadrës beratase ka treguar edhe një herë se ky ekip ka pritshmëri për sezonin e ri që tani nis nga ndeshja me Pogradecin që do të luhet për pak ditë.
Pas emërimit në krye të kësaj skuadre, Devolli ka dhënë përshtypjet e para për detyrën e re në një prononcim ekskluziv për Newsport.al.
"Pikë së pari dua të falenderoj drejtuesit për besimin që më kanë dhënë. Kam gjetur një ekip të konsdoliduar. Ajo që na mbetet të bëjmë është që të japim maksimimun, si unë dhe lojtarët pasi nuk na mungon asgjë. Kemi mbështetjen e drejtuesve dhe kjo gjë për ne është e rëndësishme për këtë sezon të ri. Për mua ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Pogradecit, pasi është sfida e parë për mua dhe do mundohemi të marrim tre pikë në këtë takim. Sot, kam zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën dhe kam parë që gjithçka është ashtu siç unë e kisha menduar. Tani na mbetet vetëm të punojmë të gjithë së bashku për të arritur objektivat", ka mbyllur prononcimin e tij trajneri i Tomorit, Bledar Devolli. /Newsport.al/