Legjenda e Polonisë në futboll Zbigniew Boniek, ka paralajmëruar kombëtaren e tij para ndeshjes me Shqipërinë, e vlefshme për fazën “Play-Off” e Kupës së Botës.
Ish-lojtari me tipare ofensive, i cili shënoi 26 gola në 80 ndeshje me përfaqësuesen polake, ka dhënë deklaratë të fortë, madje sipas tij, humbja e mundshme kundër Shqipërisë, do të sillte “pasoja” të rënda te ekipi i drejtuar nga Jan Urban:
“Të gjithë e dimë se për çfarë luhet në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një humbje përballë Shqipërisë do të shkaktonte një tërmet në futbollin tonë.
Trajneri do të ishte në telashe të mëdha, ndërsa për Robert Lewandowski-n do të ishte ndeshje e fundit me kombëtaren. Sa i përket rivalëve mendoj se janë në një moment shumë të mirë.
Kanë një ekip me eksperiencë dhe shumë inteligjent. Edhe pse mendoj se në këtë ndeshje Polonia është favorite nuk mund të them se kjo ndeshje do të jetë një formalitet për ne”.
