Lëkundjet e tokës nga tërmetet që kanë përfshirë pothuajse gjithë zonën e Ballkanit mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm ka alarmuar të gjithë.
Një nga zonat më të prekura nga tërmetet ka qenë edhe Janina, qyteti në të cilin banon edhe mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila, i cili është kapiteni i skuadrës së Pas Janinës.
Përmes një statusi në Facebook, rreth 4 orë më parë, Lila ka postuar një status duke kërkuar ndihmën e Zotit për të shmangur fatkeqsitë që mund të vijnë nga tërmetet.
Nga ora në të cilën Lila ka shkruar statusin në Facebook kuptohet lehtë se edhe ai ka qenë një nga personat e shumtë që nuk kanë vënë gjumë në sy për shkak të ankthit me merakut nga lëkundjet e tokës.
[caption id="attachment_45396" align="alignnone" width="506"]
Postimi i Andi Lilës në Facebook[/caption]
