
Lucas Ramos nuk do jetë më futbollist i Laçit. Braziliani dhe kurbinasit nuk e kanë vijuar bashkëpunimin, teksa lojtari sezonin e fundit zhvilloi 16 ndeshje me kurbinasit. I afruar sezonin e shkuar nga Flamurtari, Ramos duket se nuk ka bindur trajnerin Duro.
Ramos bëhet kështu i larguari i radhës te Laçi, pas Nwabueze, Markut, Mustës, Obanor apo Xhixhës. Pritet që kurbinasit të përforcohen edhe më tej në merkato, pas afrimit të tre emrave cilësorë. Në 8 dhe 15 korrik Laçi do luajë me Podgoricën për Conference League.
Poll