Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Titulli, “Play-Off” dhe “Play-Out”, sot jepen verdiktet e fundit në Kategorinë e Dytë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Titulli, “Play-Off” dhe “Play-Out”, sot jepen verdiktet

Kategoria e Dytë ka mbyllur sezonin e rregullt, ndërsa sot skuadrat do të zhvillojnë edhe sfidat e fundit për llogaritë e titullit, “Play-Off” dhe “Play-Out”.

Ditën e sotme në “Air Albania” do të zbresin në fushë Vora dhe Elbasani që do të bëjnë llogaritë e titullit të Kategorisë së Dytë, pasi të dyja ekipet kanë fituar respektivisht grupet përkatëse A dhe B. Gjithashtu të dyja ekipet kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe sfidat e Play-Off dhe Play-Out. Në grupin A, Veleçiku do të përballet me Naftëtarin për një vend në finale, ndërsa Valbona do të sfidojë Sopotin. Në grupin B, Pogradeci do të luajë kundër Devollit, ndërsa Labëria do të presë në shtëpi Butrintin. Rezultatet e këtyre sfidave do të përcaktojnë dy skuadrat që do të shkojnë në Play Off nga ky grup.

Po sot  do të luhet edhe sfida e Play Out-it mes Gramshit dhe Tepelenës. Fituesi i kësaj finaleje qëndron në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi do të luajë edhe një ndeshje shtesë përballë skuadrës së tretë të Kategorisë së Tretë, sfidë që do të vendosë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Të gjithë këto sfida janë me eliminim direkt dhe nëse pas 90 minutash nuk ka një fitues, atëherë sfida do të shkojë në shtesë.

SFIDAT:

18:00/ VORA – ELBASANI

Play-Off/ Grupi A 15:00

VELECCIKU – NAFTËTARI

VALBONA – SOPOTI

Play-Off/ Grupi B 15:00

POGRADECI – DEVOLLI

LABËRIA – BUTRINTI

PLAY OUT 15:00

GRAMSHI – TEPELENA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga