Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana vë kufij deri në fund të kampionatit (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana vë kufij deri në fund të kampionatit (NJOFTIMI)

Tashmë fati i titullit kampion është i gjithi në duart e Tiranës. Barazimi në derbi i mundësoi që të ruajnë vendin e parë +2 pikë larg Partizanit. Teksa kanë mbetur vetëm 3 ndeshje nga fundi i kampionatit, Tirana ka vendosur të jetë e mbyllur për mediat duke përjashtuar vetëm konferencat për shtyp.

Ky vendim vjen si pasojë e 3 finaleve që e presin kampionen në fuqi që kërkon fokus maksimal për këto 3 sfida të mbetura. Njoftimi bëhet nga vetë përfaqësuesja e klubit, Ina Doci në një komunikim për mediat:

“Ju njoftojmë se KF Tirana do të jetë e mbyllur për mediat deri në përfundimin e kampionatit. Të vetmet prononcime do të bëhen në konferencat zyrtare për shtyp. Falemidnerit!”, njofton klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga