
Albi Doka do të largohet nga Tirana në ditët në vijim. Mbrojtësi i djathtë do të rikthehet në Hungari ku do të transferohet te Ujpest. Hungarezët kanë shitur shqiptarin tjetër, Lirim Kastrati te polakët e Widzek Lodz dhe do ta zëvëndësojnë me anësorin e bardhebluve.
Kryeqytetasit e kanë nën kontratë dhe Ujpest do të paguajë për të zhbllokuar kartonin e 26-vjeçarit. Tirana do të bëjë kështu shitjen e 4-të në këtë merkato pas Florent Hasanit, Kaina Nunes dhe Klevi Qefalija, ndërsa është larguar edhe Ardit Hila. Mbetet per t'u zbuluar shuma e transferimit.
Albi Doka u rikthye në Superiore si një afrim i bujshëm i Tiranës në merkaton e verës. Deri tani ai ka zhvilluar 18 paraqitje në kampionat ku ka shënuar 1 gol e 2 asiste, ndërsa numëron edhe 3 ndeshje në Conference League.