Tirana do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore për t’u nisur më pas drejt Ballshit ku do të sfidojë Bylisin në orën 15:00 në Adush Muça për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë, pas barazimit me shije humbje ndaj Laçit, do të tentojnë të rikthehen te fitorja në transfertën ballshiote që është një histori më vete.
Tirana në dy ndeshjet e fundit nuk ka fituar në shtëpinë e Bylisit dhe nesër kërkon të shuajë shterimin dhe të marrë 3 pikët për të vazhduar ndjekjen e Partizanit. Trajneri Shehi do të ketë gati mbrojtësin Bruno Lulaj i cili shleu pezullimin pas kartonit të kuq me Partizanin dhe nesër pritet nga minuta e parë. Ndërkohë ka dilema për futjen e Limajt apo Patrick.
Formacioni i mundshëm i Tiranës:
Varianti 1 (4-2-3-1): Bekaj; Tosevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi; Hasani, Kallaku, Xhixha; Patrick
Varianti 2 (4-3-1-2): Bekaj; Tosevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi, Limaj; Kallaku; Hasani, Xhixha