Tirana jo vetëm humbi sot në Durrës 2-1, por kjo sfidë e ka lënë me pasoja për derbin me Partizanin. Plot 3 lojtarë titullarë të rëndësishëm s’do të jenë të gatshëm për këtë përballje prej penalizimit nga kartonët. Eldorian Hamiti u tregua i pamëshirshëm duke mos falur as simulimet në zonë.
Në këtë mënyrë Florent Hasani humbi derbin pasi u ndëshkua me të verdhë. Gjithashtu edhe heroi i javës së fundit me Kastriotin, Ardit Hila. Mesfushori u penalizua nga Hamiti pas të verdhës së marrë.
Ndërsa Behiratche ishte i fundit për bardheblutë që u duk që tradhëtoi Tiranën pas një gjesti antisportiv ndaj Gjinollarit. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq. Kujtojmë që derbi Tirana – Partizani është programuar të luhet në datën 17 maj në kryeqytet.