
Teuta luan sot me Bylis në transfertë. Sfida e orës 13:00 vlen për javën e 23 të Superligës. Miqtë e Edi Martinit udhëtojnë drejt Ballshit të plotë, me skuadrën që nuk vuan dëmtime apo pezullime. Forma e mirë e ndeshjeve të fundit dhe diferenca prej vetëm një pike me Vllazninë kryesuese, ka rritur pritshmëritë te bregdetarët.
"Djemtë e Detit" pritet të luajnë në sulm sot, me shkodranin Martini që do hedhë në fushë një skuadër offensive. Si në ndeshjet e tjera, edhe sot skema pritet 4-3-3, me Lorenco Vilën dhe Bregun në mbështetje të Krasniqit. Nga minuta e parë edhe Karabeci në mesfushë, teksa besohet se Hoxha dhe Arapi do formojnë qendrën e mbrojtjes.
Formacioni i mundshëm:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E.Vila, Aleksi, Karabeci, L.Vila, Bregu, Krasniqi