Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Teuta agresive në kufij të limiteve, as terreni s’të lë të luash”, Orges Shehi: Ka ndeshje ku lojtarët nuk janë në formë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Teuta agresive në kufij të limiteve, as terreni s’të

Partizani nuk arrin të ruajë vazhdimësinë teksa u mposht nga Teuta në Durrës duke u rikthyer te humbja pas 2 fitoreve rradhazi. Të kuqtë vuajtën për gjatë 90 minutave duke prodhuar pak raste shënimi. Trajneri Orges Shehi nuk fshehu zhgënjimin në përfundim të sfidës teksa në prononcimin e tij u shpreh kështu:

“Humbim ndeshjen, ndoshta nuk ishte më e mira e jona, por si para një jave, humbasin nga një goditje standarte. Kundërshtari është agresiv në kufij të limiteve, terreni nuk të lë. Nuk ishim cinik duke fituar topa të dytë. Kundërshtari i fitoi dhe mori fitoren.

Nëse nuk fiton duelet, është e vështirë. Kundërshtari ishte shumë agresiv. Duhet të dilnim nga presioni shpejt. Ishim vonë në komandë për të dalë përpara. Mba dhe Cara ishin të vetëm, nuk dolëm rrjedhshëm. Loja efektive ishte e pakët.

Emiliano Vila dhe Mikulic? Preka ishte me të kuqe dhe ndaj futa Mikulic, është edhe i gjatë, ashtu si lojtarët e Teutës. Vila luajti edhe javën e fundit. Skuka dhe Keko nuk janë në gjendje optimale, duan kohën e tyre edhe pak. Rrapaj e donim në fushë edhe pse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ka ndeshje ku lojtarët nuk janë në formë të mirë. Në krahun e djathtë kundërshtari shtyu shumë. Vila kthehej pak dhe luanim me 3 qendra, por neglizhuam 2-3 herë dhe na rrezikuan. Kur merrnim topin, nuk kishim pikë lidhje me Mba dhe Cara.

Humbja e Egnatias? Kampionati shqiptar, skuadrat janë të përafërta. Nëse ul motivimin, të gjithë të bëjnë dëm. S’ka skuadra që dominojnë, kjo situatë do të vazhdojë, nuk është hera e parë. Kush ka më shumë uri, grintë dhe kush vlerëson më shumë situatat do të triumfojë”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga