
Eridon Qardaku është një nga lojtarët e talentuar te Bylisi. Shkodrani u largua nga Vllaznia këtë sezon për t’u tranferuar në Ballsh dhe shihet si një lojtar me prespektiv te ballshiotët. Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi shkodran i ka “lëshuar” një sfidë të hapur Tiranës, kundërshtarit të radhës në Superligë.
“Kam parë perspektivën e ekipit këtë edicion. Është sezoni i parë në Superiore dhe vlen shumë për të fituar eksperiencë. Nuk jam i kënaqur me veten, por do synoj të shkoj aty ku dua unë dhe ekipi.
Ndalesa e sezonit? “Për çdo sportist nuk është e mirë kjo ndalesë. Na ka ndalur hovin, por jemi stërvitur në kushte shtëpie. Kemi punuar dhe po mundohemi të shkojmë aty ku duhet”.
Pozicioni i preferuar në fushë? “Këtë sezon kam provuar të luaj në të gjitha pozicionet në sulm, edhe si qendërsulmues, por pozicioni im natyral është sulmues i majtë. Megjithatë luaj ku të vendosë trajneri”.
Sfida ndaj Tiranës? “Çdo ndeshje luajmë për tre pikë dhe ndaj Tiranës nuk kemi presion. Luajmë futboll të pastër dhe shpresojmë të dalim me fitore. Janë shumë komponentë që na bëjnë të besojmë tek suksesi. Nuk na mungon asgjë që të marrim pikët e plota ndaj Tiranës”.